Lewandowski nuk do të shitet

Unknown | Tuesday, June 12, 2012 | 0 Komente

Kampioni i Bundesligës, Borussia Dortmund, nuk e ka ndërmend ta shesë sulmuesin kryesor Robert Lewandowski.
Drejtori i klubit gjerman, Hans-Joachim Watze, është i nervozuar me spekulimet që e lidhin Lewandowskin me Manchester United, të cilat të gjitha rrodhën pas komenteve të bëra nga trajneri i Polonisë, Franciszek Smuda.

“Ky diskutim më tmerron. Nëse arrijnë ose jo oferta për të, është krejtësisht e parëndësishme”.

“Nëse unë them në mënyrë eksplicite për javë të tëra se Robert përfundimisht do të luajë në kampionat dhe do të rikthehet nga pushimet verore për t’u stërvitur me ne, kështu edhe do të ndodhë”, ka thënë Watze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...