Low nuk duhet të japë dorëheqje – thotë Ballack

dardanmiftari | Saturday, June 30, 2012 | 0 Komente

Përkundër eliminimit në gjysmëfinale të Euro 2012, Michael Ballack beson se Joachim Low është njeriu i duhur për postin e trajnerit të Gjermanisë.

Edhe pse nuk i ka punët mirë me trajnerin aktual të përfaqësueses dhe po ashtu e ka kritikuar për ndryshimet që ka bërë gjatë turneut, mesfushori gjerman megjithatë mendon se 52-vjeçari duhet të vazhdojë me punën e tij.

“Akoma mendoj se Joachim Low është njeriu i duhur për të qenë trajner. Ai nuk duhet të japë dorëheqje tash”, ka shkruar Ballack në kolumnën e tij për Express.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...