Maradona: Franca në epërsi ndaj Anglisë

Unknown | Monday, June 11, 2012 | 0 Komente

Diego Maradona beson se Franca ka një epërsi ndaj Anglisë në prag të ndeshjes së Grupit D të Euro 2012 që zhvillohet sonte.
“Franca ka një rigjallërim nën drejtimin e Laurent Blanc pas performancave përulëse në Kupën Botërore të Afrikës së Jugut. Luanët e nisin turneun me trajnerin e ri Roy Hodgson dhe pa Frank Lampard dhe Gary Cahill në mbrojtje”.

“Fizikisht francezët janë në formë më të mirë dhe nuk kanë lëndimet dhe suspendimet e Anglisë. Trajneri ka pasur kohë të mjaftueshme për ta stabilizuar ekipin e tij, andaj kjo duhet të jetë një avantazh i lehtë për Francën”.

“Por avantazhi është shumë i ngushtë, dhe të dyja ekipet kanë lojtarë të talentuar dhe kjo duhet të jetë një ndeshje e shkëlqyeshme”, ka shkruar Maradona në kolumnen e tij për The Times of India.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...