Martinez: Më nderon interesimi i Barcës

Unknown | Wednesday, June 13, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Athletic Bilbaos, Javi Martinez, ka thënë se është nder i madh për të që të jetë i kërkuar nga një skuadër e madhe si Barcelona, të cilën ai e konsideron skuadrën më të mirë në histori të futbollit.
“Sa herë ka interesim nga ekipet, është reflektim i asaj që ke bërë. Është e vërtetë se të gjithë ndihen të kënaqur kur ka interesim nga ekipet e mëdha. Por tani mendoj vetëm për kombëtaren”.

“Barcelona është ekipi më i mirë në histori të futbollit, ndërsa interesimi i tyre për mua pa dyshim se më bën të ndihem shumë i nderuar”, ka potencuar Martinez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...