Matri: Nuk shkoj askund
Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, nuk ka plane që të largohet nga kampioni i Italisë gjatë kësaj vere.
Zonja e Vjetër është në kërkim të lojtarëve më të fortë për të konkurruar në Ligën e Kampionëve, ndërsa është spekuluar se 27-vjeçari do të shfrytëzohet për grumbullimin e fondeve.
Milani është klubi më i interesuar për shërbimet e Matrit, por ai thotë se nuk mendon të largohet nga Bianconerët.
“Nuk po shkoj askund, po qëndroj bardhezi”, citon Sportitalia fjalët e sulmuesit.
Category: Futboll
0 Komente