Me çdo kusht e dëshiron Van Persien
Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i përkushtuar që të transferojë sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie.
Mirror shkruan se City është i angazhuar maksimalisht në transferimin e Van Persiet, e sidomos presion është duke bërë Roberto Mancini, i cili kërkon të thyejë çdo rregull të UEFA-s për të pasur në ekip holandezin.
Situata momentalisht është e komplikuar, pasi familja e holandezit dhe Arsenali nuk po e lejon largimin e tij, teksa ai personalisht preferon të hollat e Cityt.
Category: Futboll
0 Komente