Menezes: Messi më i miri në botë

dardanmiftari | Friday, June 08, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Brazilit, Mano Menezes, ka pranuar se në ndeshjen e të shtunës përballë Argjentinës djelmoshat e tij do të kenë përballë lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi.

Trajneri Brazilian thotë se ata do ta kenë edhe më vështirë pasi Argjentina ka luajtur një ndeshje garuese të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2014, në fitoren përballë Ekuadorit, derisa ata po zhvillojnë vetëm ndeshje miqësore.

“Ne do të luajmë kundër më të mirit në botë. Ai ka aftësi të shkëlqyeshme individuale dhe topi thjesht nuk mund ta arrijë atë me të njëjtën liri që ai pati në ndeshjen kundër Ekuadorit”.

“Një problem tjetër që ne e kemi është se Argjentina tashmë është kyçur në ritmin garues [derisa Brazili ka luajtur vetëm miqësore]. Ne duhet të jemi të përgatitur për një ndeshje të vështirë”, ka thënë Menezes për ESPN Brasil.

Ndeshja miqësore në mes të dy skuadrave më të mira të Amerikës Latine zhvillohet në New Jersey të SHBA-ve me fillim nga ora 21:00 sipas orës evropiane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...