Messi tifoz i Spanjës
Superylli argjentinas, Lionel Messi, ka deklaruar se do t’i pëlqente që Spanja të shpallej kampion në Euro 2012.
Furia e Kuqe të shtunën mbrëma do të përballet me Francën në çerekfinale, ndërsa nëse kualifikohet në gjysmëfinale, atje e pret Portugalia e Cristiano Ronaldos.
“Më duhet të pranoj se nuk e kam ndjekur Kampionatin Evropian, nuk kam ndonjë favorit të pastër”.
“Por do të më pëlqente që Spanja të fitonte për shkak të bashkëlojtarëve të mi që kam atje”, u ka thënë Messi gazetarëve.
Category: Euro 2012
0 Komente