Mourinho: Spanja nuk është Barcelona

Unknown | Friday, June 15, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka hedhur poshtë sugjerimet se Spanja është shumë e ngjashme me Barcelonën, duke thënë se kampionët në fuqi të La Ligës kanë po ashtu pesë përfaqësues në ekipin e Vicente del Bosque.
Kampionët e Evropës janë krahasuar me klubin katalanas pas stilit të lojës të bazuar në posedim dhe pasim, por trajneri portugez thotë se edhe Real Madridi ka një rol të barabartë në suksesin s Spanjës.

“Ju flitni për Spanjën dhe Barcelonën por ekipi kombëtar i Spanjës ka edhe pesë lojtarë të Real Madridit. Nuk e di pse ju e përzini këtë pasi ato janë gjëra krejtësisht të ndara”.

“Barcelona ishte kampion i Spanjës. Dhe e përsëris, ishte kampion i Spanjës dhe asgjë më shumë”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...