Mourinho tash dëshiron Ligën e Kampionëve

Unknown | Friday, June 15, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ai është i fokusuar në Ligën e Kampionëve pasi fitoi La Ligën sezonin e kaluar.
Mourinho tash është duke kërkuar të bëjë histori duke ripërsëritur suksesin e arritur me Porton dhe Interin dhe duke ia dhënë Realit titullin e 10-të evropian.

“Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve me tre ekipe të ndryshme. Tash që Real Madridi e ka fituar ligën, objektivi për sezonin e ardhshëm është Liga e Kampionëve”, ka thënë Mourinho gjatë vizitës promovuese në Indonezi.

Megjithatë, Mourinho ka mohuar se nëse e arrin këtë qëllim mund të marrë në detyrë ekipin kombëtar portugez në një të ardhme të afërt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...