Nani krenar me fitoren e Portugalisë

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Ylli i Manchester United, Nani, është krenar që ishte pjesë e fitores së Portugalisë në çerekfinale të Euro 2012 ndaj Republikës Çeke.

“Kisha disa shanse, Ciristiano pati, dhe Almeida po ashtu. Në fund Ronaldo e shënoi një gol, ne e fituam ndeshjen dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Çdokush është i lumtur, ne të gjithë jemi të kënaqur me rezultatin. Çdo ndeshje bëhet edhe më e vështirë, por ishte një paraqitje e shkëlqyeshme nga të gjithë lojtarët sot dhe e gjithë skuadra është plot vetëbesim. Tash ne duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e madhe”, ka thënë Nani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...