Nasri: Ndeshja ndaj Anglisë, finalja e parë në Euro
Samir Nasri beson se ndeshja e sotme kundër Anglisë mund të jetë vendimtare për suksesin e të dyja skuadrave në Euro 2012.
“Finalja jonë e parë është debutimi kundër Anglisë. Është një pengesë shumë e vështirë dhe një ndeshje në të cilën të dyja ekipet do të luajnë për të ardhmen e tyre në garë”, ka Nasri.
Mesfushori ka kaluar disa sezone në Angli por shijoi suksesin më të madh sezonin e kaluar kur fitoi titullin e Ligës Premier pasi u transferua nga Arsenali te Manchester City gjatë verës së kaluar.
Ndeshja mes Francës dhe Anglisë zhvillohet në stadiumin Donbass Arena të Donetsk me fillim nga ora 18:00.
Category: Euro 2012
0 Komente