Olsson: Anglia ka frikë nga Ibra

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Suedisë, Martin Olsson, beson se Anglia është e frikësuar nga sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, para ndeshjes që zhvillohet në kuadër të Grupit D të premtën.
“Mendoj se ata thonë atë që thonë vetëm për të lëvizur atë nga balanci. T gjithë e dinë se ai është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai ka fituar shumë gjëra me secilin klub që ka luajtur më parë”.

“Nuk mendoj se dikush ka gjë kundër kësaj. Ndoshta ata kanë frikë prej tijë dhe janë nervozë pse duhet të takohen me të”, ka potencuar Olsson.

Olsson mbron ngjyrat e ekipit anglez Blackburn Rovers, ndërsa kështu ka shprehur shqetësimin e anglezëve në një moment kur edhe suedezët janë të uritur për pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...