Pedro Proenca gjyqtar i finales
UEFA ka bërë të ditur se arbitri portugez, Pedro Proenca, do të gjykojë finalen e EURO 2012 mes Spanjës dhe Italisë që zhvillohet të dielën.
Pasi drejtoi dhe finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon, ndeshja finale që zhvillohet në Stadiumin Olimpik të Kievit është finalja e dytë e madhe për portugezin në harkun kohor prej dy javësh.
Proenca ishte i përkryer në tri ndeshjet që i drejtoi deri tani në Euro 2012, flasim për fitoren e Spanjës ndaj Irlandës dhe disfatën e Francës nga Suedia, ashtu sikurse triumfin e Italisë ndaj Anglisë disa ditë më parë.
41 vjeçari do të asistohet nga Bertino Miranda dhe Ricardo Santos, ndërsa gjyqtari Cuneyt Cakir është arbitri i katërt.
Finalja e Euro 2012 mes kampiones aktuale të Evropës, Spanjës dhe Italisë, zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45 në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Category: Euro 2012
0 Komente