Pepe: Gjermania nuk e meritoi fitoren

dardanmiftari | Sunday, June 10, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Portugalisë, Pepe, mendon se Gjermania nuk e meritoi fitoren të shtunën mbrëma, në ndeshjen e parë të grupit të vdekjes.

“Në pjesën e parë, ndeshja ishte shumë e zakonshme dhe ne kemi pasur një rast të mirë shënimi. Më pas, ne ishim të pa fat”.

“Në fakt, goli i Gjermanisë erdhi pas devijimit të krosimit nga Pereira dhe unë nuk arrita ta kap atë top. Ishte vërtet mëkat pasi kemi pasur raste të mira. Ne puanuam shumë dhe patëm raste shënimi. Unë bisedova me Ozilin pas ndeshjes dhe ai tha se jemi ekip i madh ndërsa rezultati më i drejtë do të kishte qenë barazimi”.

“Ata dolën fitues në një ndeshje që nuk merituan ta fitojnë”, ka deklaruar Pepe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...