Platini: Euro 2020, në 12-13 qytete
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka bërë të ditur se kampionati evropian, Euro 2020, mund të mbahet në 12-13 qytete rreth e përçark Europës.
Platini e prezantoi idenë e tij në një konferencë për shtyp të shtunën dhe pohoi se propozimi ka përkrahjen e pjesës më të madhe të komitetit ekzekutiv të UEFA-s.
“Euro 2020 mund të mbahet në gjithë Europën. Ose mund të jetë një vend me 12 stadiume, ose nga një stadium në 12-13 qytete. Kjo çështje do të diskutohet shumë seriozisht”, ka theksuar Platini.
Janë paraqitur tashmë disa vështirësi, pasi Turqia ka lansuar kandidaturën për Lojërat Olimpike të vitit 2020, e që mund ta detyrojë Platinin të kërkojë një zgjidhje tjetër.
Nga ana tjetër propozimi pritet të shoqërohet me polemika, pasi teorikisht do të rriste distancën mes stadiumeve dhe kështu edhe koston e shpenzimeve të tifozëve.
Category: Euro 2012
0 Komente