Prandelli krenar me Italinë

Unknown | Monday, June 11, 2012 | 0 Komente

Menaxher i Italisë, Cesare Prandelli, ishte krenar me paraqitjen e tyre në barazimin ndaj Spanjës.
Azzurrët kaluan në epërsi përmes zëvendësuesit Antonio Di Natale, por tre minuta më vonë Cesc Fabregas barazoi rezultatin.

“Ne pranuam sfidën një-në-një gjëkund në fushë, pasi nuk dëshironim vetëm t’i frenojmë ata. Ne kishim shanse dhe pranuam disa”.

“Ka pendim të madh që e lëshuam avantazhin pas vetëm tre minutash, pasi duhej ta ruanim atë avantazh për më gjatë”.

“Në dallim nga ndeshja kundër Rusisë, ne ishim më shumë si ekip dhe luajtëm më të bashkuar me një vendosmëri të madhe”, ka thënë Prandelli për Rai Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...