Probleme për Italinë, barazon me Kroacinë (video)

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Italia nuk ka arritur asgjë më shumë se një barazim në ndeshjen kryesore të ditës ndaj Kroacisë të zhvilluar në Poznan, duke ia shtuar kështu vetes problemet për kualifikim.
Italianët e filluan më mirë ndeshjen, duke dominuar në posedim dhe në raste. Mario Balotelli u shfaq aktiv në fillim, por portieri Pletikosa u tregua i jashtëzakonshëm duke bërë disa intervenime.

Kroatët në pjesën e parë nuk ishin aq aktivë, kurse në vazhdim Italia kalon në epërsi.

Pas një gjuajtje të lirë të akorduar në minutën e 39-të nga Howard Webb, ishte mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ai që në mënyrë mjeshtërore finalizoi për 1-0 dhe epërsinë e Azzurëve.

Kështu mbaroi pjesa e parë, kurse në pjesën e dytë kemi parë një fytyrë tjetër. Kroacia vazhdimisht sulmoi dhe kërkoi golin e barazimit.

Strinic vazhdimisht shkaktonte probleme për Maggion në krahun e majtë, ndërsa kjo u vërejt edhe në minutën e 72-të, kur mbrojtësi kroat harkoi për mrekulli për Mario Mandzukic, i cili pasi ndali topin, e dërgoi topin në rrjetë për të vënë në ekstazë tifozët kroat të pranishëm në stadium.

Deri në fund të takimit kroatët bënë presion, por nuk arritën asgjë më shumë se sa rezultatin përfundimtar prej 1-1.

Me këtë barazim lider është Kroacia me katër pikë, ndërsa Italia është në vendin e dytë me dy pikë. Spanja ka një pikë në vendin e tretë dhe luan me Irlandën që s’ka fare pikë.

Në rast të fitores së Spanjës, Italisë do t’i duhej patjetër fitorja ndaj Irlandës dhe disfata e Kroacisë në ndeshjen e fundit të grupit pikërisht ndaj Spanjës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...