PSG arrin marrëveshje për Thiago Silvan?

Unknown | Tuesday, June 12, 2012 | 0 Komente

Mediat italiane shkruajnë se Paris Saint Germain ka arritur marrëveshje me Milanin për transferimin e Thiago Silvas.
Sportmediaset, që është pronë e familjes Berlusconi, raporton se Thiago Silva është pajtuar t’i bashkohet PSG-së për 50 milionë euro.

Mësohet se lojtari tashmë i ka kontaktuar bashkë-lojtarët e tij te Milani për t’i informuar për largimin dhe për t’u thënë lamtumirë.

Njëzeteshtatëvjeçari do t’i kalojë testet mjekësore sot para se të kompletojë transferimin e tij në kryeqytetin francez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...