Rifilloi Ukrainë - Francë, Suedi - Angli në ora 21:00

Unknown | Friday, June 15, 2012 | 0 Komente

E plotësuar - UEFA ka konfirmuar se ndeshja e ndërprerë për shkak të shiut mes Francës dhe Ukrainës që filloi në ora 18:00, do të vazhdojë me fillim nga ora 19:00.
E plotësuar - Ndeshja Ukrainë - Francë vazhdoi normalisht në ora 19:00, kurse Angli - Suedi është shtyrë për në ora 21:00.

Ndeshja filloi normalisht, por gjithçka u ndërpre kur gjyqtari pas pesë minutash lojë bëri të ditur se lojtarët përkohësisht duhet të braktisin fushën për shkak të rreshjeve të mëdha të shiut dhe vetëtimës.

E plotësuar – Gjyqtari dhe zyrtarë të UEFA-s janë duke e shikuar gjendjen e fushës për të konfirmuar në ora 19:00 se nëse ndeshja mund të zhvillohet siç ishte paraparë. Nga ana tjetër, puntorët e stadiumit janë duke punuar në largimin e ujit nga fusha, një proces ky që sipas burimeve tona u arrit me sukses dhe ndeshja do të rifillojë në ora 19:00. Tifozëve vendas nuk u pengon shiu për të përshëndetur këtë vendim.

E plotësuar – Nuk do të merret ndonjë vendim mbi ndeshjen deri në ora 19:00 sipas kohës tonë lokale. Momentalisht shi në Donetsk nuk ka si më parë, por vetëtima vazhdon të mbretërojë në qiellin ukrainas. Burimet tona direkt nga stadiumi flasin për gjendje të rënduar të një stadiumi që është cilësuar modern dhe se fusha është e tëra në ujë. Ka mundësi që të dyja ndeshjet e Grupit D të zhvillohen në mbrëmje.

Sipas burimeve tona drejtpërdrejt nga Donetsku, ka shpresa që ndeshja të zhvillohet sonte në mbrëmje, por në rast se edhe kjo nuk ndodh, atëherë sfida do të luhet të shtunën në mbrëmje.

Në Kiev ku do të zhvillohet takimi tjetër Suedi-Angli bëjnë të ditur se ka erë të fuqishme dhe mund të ndodhë që të ngjajë skenari sikurse në Donetsk.

Rregullat e UEFA-s janë të qarta: Ndeshjet që ndërpriten gjatë kohës së zhvillimit, apo në vazhdime, duhet të zhvillohen të nesërmen dhe nëse nuk ekzistojnë kushtet për këtë as të nesërmen, atëherë UEFA merr një vendim definitiv.


Për më shumë informacione, qëndroni me ne...

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...