Ronaldo dërgon Portugalinë në gjysmëfinale

dardanmiftari | Thursday, June 21, 2012 | 0 Komente

Portugalia ka arritur që me mund të madh të kualifikohet në çerekfinale të Euro 2012, pasi ka mposhtur minimalishit Republikën e Çekisë me rezultat 1-0.

Ndeshja filloi në mënyrë mjaft të baraspeshuar me çekët të cilët ishin më dominant. Sidoqoftë, me kalimin e minutave portugezët vazhdimisht e përmirësoheshin.

Në minutën e 40-të, Cristiano Ronaldo pranon një top të shkëlqyer nga Joao Moutinho, nga ku më pas bëri një rolling dhe gjithë ajo që bëri ishte goditja drejt e në shtyllën pingule.

Fraksioni i dytë, fytyrë tjetër. Portugalia fillon të marrë lojë në dorë. Përsëri Ronaldo shfaqej rrezikshëm me daljet e tij, por qëlloi edhe njëherë shtyllën pingule, kësaj radhe nga pozita standarde.

Edhe Nani ishte përballë pozitës së shënimit dy herë, por nuk arriti të realizonte.

Dhe, nervozën e tij Cristiano Ronaldo e shfryu me lot në minutën e 79-të kur realizoi me kokë për 1-0 dhe fitoren e madhe të Portugalisë.

Portugalia do të takohet kështu më 27 qershor me fituesin e duelit tjetër çerekfinal Spanjë-Francë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...