Ronaldo i vetëm nuk e mposht Spanjën

dardanmiftari | Tuesday, June 26, 2012 | 0 Komente

Ish- sulmuesi skocez i Barcelonës dhe Tottenhamit, Steve Archibald, thotë se Cristiano Ronaldo është i jashtëzakonshëm, por vetëm ai nuk mjafton që Portugalia ta mposhtë Spanjën në gjysmëfinale.

“Portugalia ka shumë lojtarë të mirë. Dhe kuptohet e ka Cristiano Ronaldon, i cili është në një formë të shkëlqyer”.

“Mirëpo, nuk mendoj se do të mjaftojë, sepse Spanja do ta ketë posedimin e topit dhe ky do të jetë një faktor i rëndësishëm”.

“Sergio Ramos luan me Ronaldon te Real Madridi dhe Pique e njeh po ashtu. Ata e dinë se sa i mirë është ai”, ka thënë Archibald.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...