Rusia pranë kualifikimit
Përfaqësuesja e Rusisë ka luajtur baras, 1-1, përballë Polonisë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në Grupin A.
Pas një gjuajtje të lirë të Andrey Arshavin, Alan Dzagoev kaloi rusët në epërsi duke shënuar golin e tretë personal në Euro 2012.
Në pjesën e dytë, bashkënikoqirët e turneut arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Jakub Blaszczykowski (57’).
Në vazhdim të ndeshjes nuk pati gola dhe skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.
Pas xhiros së dytë, Rusia kryeson Grupin A me katër pikë, përpara Republikës Çeke që ka tri pikë. Dy pikë i ka Polonia dhe vetëm një Greqia.
Category: Euro 2012
0 Komente