Sampdoria afër angazhimit të Benitez

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Sampdoria raportohet se është shumë afër mbylljes së një marrëveshje me ish-trajnerin e Liverpoolit, Rafa Benitez.

Sky Sport 24 bën të ditur se spanjollit i është ofruar marrëveshje trevjeçare nga klubi italian. Paga e tij besohet të jetë rreth 1.5 milionë euro në vitin e parë 2 në vitin e dytë dhe 2.5 në vitin e tretë.

Benitez ka përvojë në kampionatin italian, pasi drejtoi Interin për gjysmë sezoni nga ku u shkarkua në fund të 2010-tës për shkak të rezultateve të dobëta, dhe që atëherë është i papunë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...