Shakhtar Donetsk pas Guardiolës
Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është duke u lidhur me marrjen nën drejtim të Shakhtar Donetsk.
A Bola shkruan se Guardiola është takuar me drejtorin ekzekutiv të klubit ukrainas, Sergej Lakina, javën e kaluar në Dubrovnik të Kroacisë, ku të dy kanë qenë për pushime.
Ka spekulime se Shakhtar është i gatshëm t’i ofrojë Guardiolës një ofertë të pasur për të qenë pasardhës i Mircea Lucescu sezonin e ardhshëm.
Chelsea vazhdon ta përcjellë situatën e Guardiolës, edhe pse këtë javë pritet ta konfirmojë Roberto di Matteon si trajner edhe për sezonin e ardhshëm.
Category: Futboll
0 Komente