Sharapova në rrethin e katërt
Tenistja numër një në botë, Maria Sharapova, ka arritur që të kualifikohet në rrethin e katërt të grand-slam turneut, Wimbledon, duke mposhtur taivanezen Hsieh.
Sharapova nuk kishte probleme në këtë takim, pasi fitoi 2-0 në sete (6-1 dhe 6-4), për të eliminuar taivanezen aspak të favorizuar.
Edhe Kim Clijsters ka arritur në rrethin e katërt të Wimbledonit pasi Vera Zvonareva hoqi orë nga takimi për shkak të një lëndimi.
Category: Tenis
0 Komente