Shevchenko: U ndjeva si 20-vjeçar
Sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko thotë se ai është ndjerë si 20-vjeçar pasi shënoi dy gola në fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj Suedisë.
Zlatan Ibrahimovic kaloi suedezët në epërsi në fillim të pjesës së dytë, por dy gola nga sulmuesi i Dinamo Kievit kompletuan përmbysjen dramatike të rezultatit.
“Ndjehem për mrekulli, ndjehem si 20-vjeçar, andaj ndjehem mirë. Kjo ishte një ndeshje historike për ne, një fitore e madhe”.
“Ndjej më pak adrenalinë në trupin tim tash, por më shumë në kokën time. U mundova të jap më të mirën dhe arrita”.
“Do të doja të falënderoj çdokënd për mbështetjen për të qenë i gatshëm për Euro. Kam pasur probleme me fitnesin para garës, por jam në rregull tash”, ka thënë Sheva për televizionin gjerman ZDF.
Category: Euro 2012
0 Komente