Silva: Fitorja, opsioni i vetëm
Mesfushori i Spanjës, David Silva, beson se finalja e të dielës ndaj Italisë nuk do të jetë as hija e asaj ndeshjes së parë në Grupin C.
“Ndeshja e parë ishte e vështirë, por finalja nuk do të jetë njëjtë, kjo për shkak se kemi të bëjmë me sfidë ‘o jetë, o vdekje’”.
“Para ndeshjes në grupe të dyja ekipet e kanë ditur se humbja nuk e eliminonte asnjërën. Natyrisht, situata tani është më ndryshe, ashtu sikurse që do të jetë dhe ndeshja. Kemi besim shumë të madhe, pasi eliminuam dy top ekipe në elitën e futbollit evropian”, është shprehur Silva.
Category: Euro 2012
0 Komente