“Topi i Artë fitohet në fushë, jo në reklama”

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Babai i Lionel Messit, beson se një lojtar e fiton Topin e Artë me anë të paraqitjeve të mira në fushë dhe jo duke dalur nëpër reklama.
Jorge Messi beson se djali i tij e meriton edhe kësaj radhe ta fitojë Topin e Artë për shkak të mentalitetit të tij në fushë, ndërsa vërtet e konsideron Ronaldon si njeri që del nëpër reklama dhe jo që performon në fushë.

“Messi ka mentalitet fituesi, kjo nuk do të ndryshojë. Ai ishte në rrugë të keqe pas disfatës së Barcelonës nga Chelsea në Ligën e Kampionëve, por ai mësoi nga ajo humbje. Krahasimet e Messis me Ronaldon janë të këqija, ndërsa njerëz të caktuar në shtyp kanë efekt negativ”.

“Topin e Artë nuk mund ta fitosh në reklama, por për atë që ke bërë në fushë. Kushdo që do ta fitojë atë, nëse është Leo apo Cristiano, apo dikush tjetër, ai duhet të jetë i mirë në fushë”, ka thënë babai i Messit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...