United miqësore me Barcelonën

dardanmiftari | Friday, June 29, 2012 | 0 Komente

Manchester United pritet që të takohet me gjigantin spanjoll, Barcelonën, në Gotheburg të Danimarkës më 8 gusht në një ‘rematch’ të finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2011.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën më 8 gusht në Ullevi Stadium, një impmiant ku është mbajtur edhe finalja e Kupës Uefa në vitin 2004.

“Manchester United kundër Barcelonës është ndeshja më e mirë në futboll dhe ne jemi të ngazëllyer që ndeshjen do ta zhvillojmë në Gothenburg. Ne kemi vijueshmëri të madhe në Skandinavi dhe është e mrekullueshme që përgatitjet tona ti finalizojmë këtu", ka theksuar David Gill.

Së fundmi United dhe Barca janë takuar në FedEx stadium në Washington, ku Djajtë e Kuq fituan me rezultat 2-1.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...