Van Basten: Barca, më e mira në histori

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Legjenda holandeze, Marco van Basten, beson se ekipi i Pep Guardiolës i katër viteve të fundit ka qenë superior për ekipin e Milanit të Arrigo Sacchit.
Rossonerët e viteve 80-90 ishin cilësuar si më të mirët në histori, ndërsa kështu nuk mendon Van Basten, i cili vet ishte pjesë e këtij ekipi legjenda.

“Është shumë e thjeshtë. Barca është ekipi më i mirë në histori të futbollit. Thjesht mbledhni ekipet më të mira në histori dhe krahasoni rezultatet. As ne nuk i kemi arritur këto rezultate”.

“Fuqia e tyre është se ata janë profesionistë. Ata jetojnë për futbollin, kjo është ajo që i motivon, e jo statusi i të qenurit fytyrë publike. Ruud Gullit ishte lojtar i madh, por edhe një yll. Xavi është lojtar i madh, por përpos kësaj, atij i pëlqen të jetë me familjen e tij. Lionel Messi dhe Andres Iniesta janë të njëjtë”.

“Ndoshta i vetmi që ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes është Gerard Pique. Të gjithë të tjerëve u intereson vetëm futbolli. Ky është çelësi pse ata janë në një nivel aq të lartë për aq shumë vite”, ka deklaruar Van Basten për L’Equipe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...