Zyrtare: Mandzukic lojtar i Bayernit

dardanmiftari | Wednesday, June 27, 2012 | 0 Komente

Klubi gjerman, Bayern Munich, ka konfirmuar se ka arritur të transferojë në Allianz Arena sulmuesin e Wolfsburgut, Mario Mandzukic.

Pasi agjenti i sulmuesit kroat, Mario Mandzukic, kishte konfirmuar se klienti i tij do të luajë sezonin e ardhshëm për klubin më të madh gjerman, ishte edhe vet Bayerni që konfirmoi kalimin në faqen zyrtare.

Mandzukic, i cili shënoi tri gola dhe shkëlqeu për Kroacinë në Euro 2012, kishte rënë në syrin e bavarezëve dhe edhe pse as Wolfsburgu dhe as Bayerni nuk kishin bërë ndonjë konfirmim deri më sot.

“Ne jemi të ngazëllyer që kemi arritur transferimin e një top sulmuesi si Mario Mandzukic, ndërsa kemi parë aftësitë e tij të jashtëzakonshme edhe në Euro 2012. Ai do ta forcojë ekipin tonë”, shkruan në komunikatën e Bayernit.

Shuma e transferimit të 26 vjeçarit te Bayerni është rreth 13 milionë euro, ndërsa ai do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...