Zyrtare: Petkovic trajner i Lazios

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Klubi italian, Lazio, edhe zyrtarisht ka konfirmuar se ish-trajneri i Young Boys edhe Samsunsporit, Vladimir Petkovic, është emëruar trajner i ri i klubit romak.

48 vjeçari që vjen nga Bosnja do të marrë rolin që e la Edy Reja. Petkovic ishte vetëm një muaj trajner i Sionit, klub të cilin e shpëtoi nga rënia në play-off dhe kështu kaloi menjëherë te Lazio.

Lazio sezonin e kaluar grumbulloi 62 pikë në 38 ndeshje në Serie A, duke siguruar kualifikimin në Euro League.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...