Argjentina të mos e kopjojë Barcën

dardanmiftari | Saturday, July 14, 2012 | 0 Komente

Mesfushori argjentinas i Barcelonës, Javier Mascherano, ka thënë se përfaqësuesja e Argjentinës nuk duhet të përpiqet ta kopjojë stilin e lojës së Blaugranëve.

Sipas 28-vjeçarit, kombëtarja e tij duhet të fokusohet në zhvillimin e lojës së vet e jo të importojë stilin e katalunasve para Kampionatit Botëror 2014.

“Argjentina nuk duhet të përpiqet ta kopjojë Barcën”.

“Nuk ka kohë për diçka të tillë. (Barca) ka luajtur kështu me vite të tëra”, ka thënë Mascherano për Radio9.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...