Bielsa do të qëndrojë te Bilbao

dardanmiftari | Tuesday, July 10, 2012 | 0 Komente

Marcelo Bielsa ka zbuluar se ai nuk do të largohet nga Athletic Bilbao pavarësisht mosmarrëveshje me bordin e klubit.

Argjentinasi u takua me bordin gjatë të premtes dhe rimendoi vendimin e tij, por thotë se mosmarrëveshjet kanë ndikuar në raportet e tyre.

“Do të vazhdoj të zhvilloj rolin tim siç kam bërë deri tash. Do ta ruaj përkushtimin të cilin e kam pranuar për këtë institucion”.

“Mund ta pranoj largimin e autoritetit tim [nga ana e bordit], por... ata dhanë shenja se deklaratave të mia u ka munguar vërtetësia. Ajo çfarë ka ndodhur e ka ndryshuar raportin tonë”, ka thënë Bielsa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...