Booth: Haye e urren Chisoran

dardanmiftari | Friday, July 13, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri i David Haye, Adam Booth, thotë se boksieri më i mirë britanik për momentin është në gjendje jashtëzakonisht të lartë të gatishmërisë për duelin ndaj Dereck Chisoras, pasi e urren atë me gjithë shpirt.

“Kjo luftë është personale. Kjo është shumë më personale se sa një luftë e Haye me vëllezërit Klitschko. Ajo ishte biznes, por Haye e urren Chisoran. Unë e kam shfrytëzuar fotografinë e Chisoras në stërvitje për ta detyruar Hayen të bëjë më shumë. Ai e dëshiron më shumë fitoren në këtë duel”.

“Ai është në formë të jashtëzakonshme. Ai e ka përvojën, pasi ka pasur disa duele të tilla personalisht të lidhura. Unë e di se ai mund ta ndajë në gjysmë Chisoran”, ka thënë Booth.

David Haye dhe Dereck Chisora përballen të shtunën mbrëma në Upton Park, duel ky që mban në vete nderin personal, pas ngjarjeve kontraverse kohë më parë, kur të dy janë përleshur në një konferencë për shtyp në Gjermani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...