Cruyff: Spanja ka filozofinë e Barcës

dardanmiftari | Sunday, July 01, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka dhënë një deklaratë kontraverse, ku ka lëvduar impaktin e klubit katalanas në kombëtaren spanjolle, si indikatorin kryesor për sukseset e Stuhisë së Kuqe në dekadën e fundit.

“Më parë nuk dihej se si Spanja do të luante, por me daljen në skenë të Xavit dhe lojtarëve të tjerë sikur ai, Spanja ka krijuar stilin e saj, i cili vjen nga koncepti dhe filozofia e Barcelonës, me idenë e mbajtjes së topit në mënyrë të vazhdueshme”.

“Kjo filozofi është implementuar disa vite më parë nga Spanja, por në Itali ky stil është diçka e re. Ata gjithmonë luanin Katenaçio, kështu kanë dashur të luajnë trajnerët e tyre. Ata luajën shumë vite me atë sistem. Tani, koncepti i lojës kreative në Itali ka ndryshuar, në këtë rast Pirlo e ka ndryshuar. Spanja dhe Italia janë dy ekipe që duan ta mbajnë topin”, ka thënë Cruyff.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...