Del Bosque: Kemi shkruar histori
Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka thënë se goli i dytë i Spanjës e ka bërë diferencën në fitoren prej 4-0 ndaj Italisë.
61 vjeçari e udhëhoqi Spanjën drejt trofeut të tretë të madh radhazi, duke hyrë në histori.
“Ne kemi bërë impenijm të madh. Goli jonë i parë dëmtoi Italinë, më pas goli i dytë ishte definitiv. Ne kemi shkruar histori sonte (e diel)”.
“Ne kemi pasur shumë respekt për Italinë. Ata kanë qenë rival i vështirë, por ne kemi shkuar para dhe e kemi pasur lojën në dorë. Unë bëra atë që ishte më e mira, asgjë tjetër. Unë ia dedikoj trofeun familjes time, futbollit spanjoll dhe të gjithë popullit spanjoll”, ka thënë Del Bosque.
Category: Euro 2012
0 Komente