Edhe Palacio i përfshirë në skandalin e basteve
Tashmë është konfirmuar nga gjykata e Kremonës në Itali se janë hapur hetimet edhe ndaj sulmuesit të Interit, Rodrigo Palacio.
Besohet se Rodrigo Palacio arriti të influencojë në ndeshjet e Genoas sezonin e kaluar, me ç’rast përfitoi shuma të mëdha të hollash nga bastoret italiane.
Bashk me të është i përfshirë edhe mbrojtësi italian, Criscito, të cilin sigurisht se do ta presë dënimi, kurse jashtë skandalit nuk është as Antonio Conte, trajneri i Juventusit i cili në kohën kur ishte trajner i Sienës dyshohet të ketë fiksuar disa takime.
Humbësi më i madh në gjithë këtë katrahurë do të jetë Interi. Kjo pasi 11 milionë eurot e shpenzuara për Palacion mund të shkojnë huq, nëse lojtari dënohet me burg nga gjykata italiane.
Category: Futboll
0 Komente