Forlan: Te Interi nuk luaja në pozitën time
Sulmuesi uruguaian, Diego Forlan, mendon se arsyeja kryesore e zhgënjimit të tij te Interi ishte për faktin se ai nuk luante në pozitën e tij.
33-vjeçari u transferua në Giuseppe Meazza në verën e vitit 2011 nga Atletico Madridi, mirëpo dështoi të tregohej i suksesshëm me fanellën zikaltër.
Javën e kaluar ai vendosi të largohej nga Nerazzurrët dhe nënshkroi kontratë trevjeçare me Internacional.
“Luaja në një pozitë, ku nuk kisha luajtur më parë. E pranova, sepse nuk kisha zgjidhje tjetër”.
“Sidoqoftë, tash jam këtu dhe shpresoj të luaj sërish në pozitën time natyrale – si sulmues”, u ka thënë Forlan gazetarëve.
Category: Futboll
0 Komente