Haye: Do ta dënoj Chisoran

dardanmiftari | Thursday, July 12, 2012 | 0 Komente

David Haye është zotuar se do ta dënojë rivalin e tij Dereck Chisora për sjelljet e tij jo sportive jashtë ringut.

Chisora, i cili është përleshur me Haye disa muaj më parë jashtë ringut, ka pasur edhe në të kaluarën probleme me ligjin, duke rrahur një zyrtar policor, duke poseduar armë pa leje dhe madje edhe ka rrahur të dashurën e tij. Për këtë, Haye thotë se do ta dënojë Chisoran.

“Chisora nuk është njeri i mirë, nuk është një qenie e mirë njerëzore. Nuk më pëlqen asgjë që ai bën, fakti që ai ka rrahur ish të dashurën e tij, fakti që ndjen se duhet të mbajë armë pa leje, flet më shumë për të. Ai ishte arrestuar për rrahje të policëve, njerëzit e njohin mirë atë, ai është i tmerrshëm, njeri i keq”.

“Ai duhet të dënohet sepse ligji nuk e ka dënuar atë. Ai kurrë nuk ka pasur probleme të mëdha me ligjin. Bordi i kontrollit të Boksit Britanik nuk e ka dënuar atë si duhet, kështu që ai është ende këtu dhe më është lënë mua në dorë që ta dënoj këtë djalosh dhe këtë do ta bëj të shtunën mbrëma”, ka deklaruar Haye.

Haye dhe Chisora takohen të shtunën mbrëma në duelin super interesant që zhvillohete në Upton Park.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...