Juve ka ofertën më të madhe për Van Persien

dardanmiftari | Thursday, July 19, 2012 | 0 Komente

Juventusi ka ofertën më të madhe sa i përket firmës së sulmuesit Robin Van Persie, duke lënë kështu prapa ofertuesit Manchester United dhe Manchester City.

Daily Star shkruan se Juventusi është duke ofruar një marrëvshje prej 16 milionë funtesh në vit për holandezin, që lë larg prapa Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin.

Dallimi është se Juventusi po i ofron 150 mijë funte në javë Van Persiet pa përfshirë taksat, përderisa City ofron 250 mijë në javë, por me taksa, gjë që i pengon tepër holandezit.

Ende nuk dihet nëse holandezi do të largohet gjatë verës nga Arsenali, por ai ka garantuar se nuk do të rinovojë me klubin nga Emirates.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...