Lampard i kënaqur me përforcimet e Chelseat
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka mirëpritur tre nënshkrimet e reja të klubit.
Marko Marin, Eden Hazard dhe Oscar do t’i bashkohen Lampard në mesfushën e Bluve në sezonin e ri.
“Përshtypjet e mia të para për Hazard janë shumë të mira. Ju mund ta shihni se ai është natyral në stërvitje me prekjen e tij, njohuritë, shpejtësinë dhe kur e pash për të parën herë të luajë në Seattle, mund të shihja se ai është një lojtar me shumë aftësi natyrale”.
“Me Marin është shumë kënaqësi të luash. Kam luajtur me të vetëm një ose dy herë dhe ai zgjedh pozita të mira në fushë dhe është shumë i mprehtë. Ai është lojtari kreativ të cilin e duam te Chelsan për të ngazëllyer tifozët”.
“Dhe të gjithë raportet që kam dëgjuar për Oscar janë shumë të mira po ashtu dhe shpresoj ai të vijë dhe të adaptohet me lojën angleze shpejt. Ne kemi disa mesfushorë tash që mund të luajnë në zona ku ne mund t’i lëndojmë ekipet tjera”, ka thënë Lampard.
Category: Futboll

















0 Komente