Leonardo konfirmon negociatat me Ibrën

dardanmiftari | Thursday, July 12, 2012 | 0 Komente

Drejtori i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka pranuar se klubi francez është duke negociuar me agjentin Mino Raiola, për një transfer potencial të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.

PSG tashmë ka arritur marrëveshje me Milanin për Ibrahimovicin dhe për Thiago Silvan, ndërsa tashmë klubi francez ka aranzhuar takimin e parë me agjentin e Ibrës, Mino Raiola.

“Po, ne po negociojmë dhe kemi biseduar edhe dje në Suedi. Së shpejti do të takohemi me Raiolan për të parë se çfarë do të ndodhë. Për momentin gjithçka është e mundur, sepse tregu i transferimeve është i tillë. Është gjithnjë i hapur. Marrëveshjet janë të përfunduara, kur vërtet përfundohen”, ka thënë Leonardo për Sky Italia.

Raiola bisedoi me Ibrën personalisht të mërkurën në Suedi dhe pritet të udhëtojë në Paris me avokatin Vittorio Rigo, i cili mban përgjegjësi ligjore për marrëveshjet e super sulmuesit 30 vjeçar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...