Maicon preferon Realin para Chelsea

dardanmiftari | Friday, July 06, 2012 | 0 Komente

Chelsea ende nuk ka arritur ta bindë mbrojtësin e Interit, Douglas Maicon, të transferohet në Londër.

Dy klubet raportohet se kanë arritur marrëveshje për shumën e transferimit të lojtarit.

Por Marca shkruan se mbrojtësi braziliani, i cili vlerësohet rreth 6.4 milionë funte, do të preferonte një kalim te Real Madridi me qëllim që të lidhet edhe një herë me menaxherin Jose Mourinho, i cili drejtoi Interin drejt tre titujve në sezonin 2009/10.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...