McLaren: Dy garat e radhës, vitale

dardanmiftari | Friday, July 13, 2012 | 0 Komente

Skuderia e Formula 1, McLaren, i sheh si të rëndësishme dy garat e radhës për të vërtetuar formën e mirë para pushimit veror.

McLaren kohëve të fundit është lënë prapa nga Red Bull dhe Ferrari që kanë zhvilluar makina super të shpejta dhe kjo po vërehet dukshëm në rezultate. Sidoqoftë, bosët e skuderisë anglo-gjermane besojnë se kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar.

“Pas Silverstones, vëmendja jonë është kthyer tek Hockenheimi dhe Budapesti, gara të cilat duam t’i fitojmë. Ekziston mobilizim i madh në kampin tonë që të sigurohemi se strategjia jonë është agresive”, ka theksuar një prej zyrtarëve të ekipit, Martin Whitmarsh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...