Milani kërkon sulmues për ta mbështetur Ibran

dardanmiftari | Tuesday, July 10, 2012 | 0 Komente

Mattia Destro (Genoa), Andy Carroll (Liverpool) dhe Edin Dzeko (Manchester City) janë emrat për të cilët interesohet Milani për të mbështetur Zlatan Ibrahimovicin në sulm.

Pas largimit të Filippo Inzaghit dhe Maxi Lopez, Rossonerët kanë nevojë për sulmues.

Në rast se Ibra pëson ndonjë lëndim apo suspendohet, atëherë Milanit i nevojitet një sulmues që mund ta zë vendin e tij.

Adriano Galliani thuhet të ketë biseduar tashmë me drejtuesit e Genoas rreth Destros, por pritet të zgjidhet bashkëpronësia e tij me Sienan dhe pastaj të fillojnë negociatat.

Djali i Berlusconit, Pier Silvio, e ka shprehur publikisht admirimin për Carroll, ndërsa si alternativë e Rossonerëve është edhe Dzeko, i cili duket se do të largohet nga kampioni i Anglisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...