Moratti: Projekti i ri i bazuar te të rinjt

dardanmiftari | Friday, July 06, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka pranuar se ai është shumë entuziast për ekipn e ri që po e ndërton Andrea Stramaccioni.

Nerazzurët janë në një proces të revolucionarizimit të skuadrës, me shumë largime të mëdha të bëra, por edhe me transferime të mëdha, të cilat do të jenë pjesë e planit të rrëzimit nga froni të Juventusit sezonin e ardhshëm.

“Sa jam i kënaqur me merkaton nga 1 te 10? Absolutisht 10. Ne po ndërtojmë një ekip që ka kredibilitet dhe fuqi. Unë kam besim të madh, ne po ndërtojmë një projekt të ri me lojtarë të rinj dhe Stramaccioni është simbol i tij. Ne duam të fillojmë të fitojmë përsëri. Ky vit është fillim nga ‘zero’ për Interin”.

“Është e vërtetë që secili hap ka rreziqe, por ne nuk duhet të kemi frikë. Ne duhet të jemi të fascinuar dhe kjo është saktësisht ajo që po më ndodh mua”, ka thënë Moratti.

Ai shtoi se për ekipin e tij është e pa zakontë të luajë në Europa League, por pos tjerash e përmend problemin e ndeshjeve të enjtën, si pengesë për suksese në Serie A.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...