Mourinhos nuk i pëlqen miqësia Casillas - Xavi

dardanmiftari | Wednesday, July 04, 2012 | 0 Komente

Babai i yllit të Barcelonës, Xavi, ka zbuluar se kapiteni i Spanjës dhe Real Madridit, Iker Casillas, ka pasur telashe me trajnerin e tij Jose Mourinho, për shkak të miqësisë që ka me mesfushorin katalanas.

Të dy këta kanë qenë miq që prej kohësh kur kanë qenë tinejxherë, ndërsa lidhja e tyre e fuqishme është vërejtur edhe në ndeshjet e Euro 2012 dhe edhe në duelet El Clasico, ku ata kurrë nuk janë kacafytur dhe madje në disa raste i kishin qetësuar gjakrat. Kjo e ka penguar Jose Mourinhon, i cili është i pa kënaqur me Casillasin që ka mik të ngushtë një lojtar rival.

“Iker ka pasur probleme me Mourinhon për miqësinë e tij me Xavin. Këto probleme u bënë publike sezonin e kaluar dhe të gjithë e dinë këtë. Xavi dhe Iker Casillas kurrë nuk kanë dashur të ndërpresin marrëdhëniet e tyre miqësore, për askënd”.

“Nëse nuk do të kishte qenë Xavi, Casillas dhe Vicente Del Bosque, Spanja nuk do të kishte arritur aq larg. El Clasico ka pasur momente të vështira. Marrëdhëniet mes lojtarëve të cilët ishin miq për pak sa nuk ishin shuar. Kishte probleme me Arbelona, Xabi Alonson dhe Sergio Ramosin. Sjella e disa lojtarëve nuk ishte e mirë. Fatmirësisht Iker Casillas dhe Xavi ishin aty për të qetësuar gjithçka”, ka thënë babai i Xavit.

Përkundër faktit se ishte thënë se ekipi i Spanjës është i ndarë në dysh, La Roja ka arritur që me sukses të mbrojë titullin e kampionit të Evropës këtë verë duke mposhtur Italinë me rezultat 4-0 Italinë në finalen e Euro 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...