Neville nuk pret dominimin e Cityt

dardanmiftari | Sunday, July 15, 2012 | 0 Komente

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville, thotë se Manchester City nuk mund ta përsërisë epokën e suksesit që kanë përjetuar Djajtë e Kuq.

Në sezonin 2011/2012, City fitoi titullin e parë të Ligës Premier që nga viti i largët 1968 dhe derisa ka të tillë që presin dominimin e klubit nga Etihad Stadium, kështu nuk mendon ish-lojtari anglez.

“Është një ligë e vështirë për t’u fituar, ndërsa ideja që një ekip do të dominojë, është herët për të filluar spekulimet rreth kësaj”.

“Manchester Unitedi e ka bërë këtë gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe në dhjetë vitet e fundit, Liverpooli e ka bërë në vitet e shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta. Është shumë vështirë të dominosh për 15 deri 20 vite”, ka deklaruar Neville për BBC Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...